Magjia Planetare: Magjia e Jupiterit në Dem dhe Fuqizimi i Bizhuterive
Pjesa I
Sa e lehtë do të ishte sikur të mund të kishim fuqi të mbinatyrshme për të ndihmuar veten dhe të ishim në kontroll të situatës sonë financiare. Për fat jetojmë në një kohë ku jemi në gjendje të mësojmë dhe të përdorim të njëjtat informacione siç janë përdorur para shumë mijëvjeçarëve për të arritur çfarë duam me anë të përbërësve që na janë mundësuar që me krijimin e këtij plani fizik, siç janë planetët. Jo, planetët nuk janë zota, perëndi, forca të mbinatyrshme që ndikojnë tek ne, por janë kanalizime energjike universale me vibrime të çdo zanorje të gjuhës sonë me anë të të cilave mund të ndryshojmë frekuencat e jetës sonë.
Tranzitat astrologjike të Jupiterit në Dem me Marsin në 0 gradë Dash, Venusin dhe Diellin po në Dem, na mundësojnë një kohë të favorshme për të thërritur bollëkun, rritjen dhe suksesin me anë të një magjepsjes dhe magjisë planetare.Më poshtë do të gjeni udhëzuesin e detajuar për ritualin që duhet të bëni, i cili përfshin mjete të thjeshta rrethanore (si përdorimin e një kanaçje), vendosje specifike të përbërësve dhe recitimet për të fokusuar energjitë e pasurisë, suksesit dhe bollëkut.
Rituali është i llogaritur për të filluar në datën 1 Maj 2024 në orën 5:15 të mëngjesit, me orën e Shqipërisë. Nëse nuk respektohet data, muaji dhe mbi të gjitha ora preçize MOS e bëj ritualin sepse mund të krijoni efekte të kundërta. Ky ritual ka hartën e tij astrologjike dhe është SHUMË E RËNDËSISHME të respektohet me përpiktmëri.
Nëse ka vend për zëvendësime do ti gjeni të shkruara më poshtë.
Llogarisni kohën që ju duhet për tu përgatitur përpara kohe, sepse bizhuteria juaj duhet të vendoset mbi katrorin e Jupiterit dhe qirinjtë duhet të fillojnë të ndizen fiks në orën 5:15 të mëngjesit. E di që është shumë herët, por nëse do të ishte aq e thjeshtë do ta bënin të gjithë.
Materialet e nevojshme
1. Bizhuteri ari: 1 copë
- Zgjidhni një bizhuteri ari e cila ju pëlqen dhe mund ta mbani ditë për ditë. Mjafton që t'ju pëlqejë juve, nuk ka rëndësi nëse e keni përdorur përpara ose jo. Duke qënë se do t'ju duhet ta vishni gjatë gjithë kohës dhe do të mund ta ringarkoni vetëm vitin që vjen sigurohuni që të jetë e lehtë për tu veshur, kombinuar (mund ta mbani dhe poshtë rrobave por duhet veshur. Nëse ari është i vështirë për tu gjetur përdorni argjendin por lajeni me pak uthull, jo bizhuteritë e lyera me ar. Argjendi + Uthulla = Jupiter
2. Gurët e çmuar: 1-2 gurë
– Për këtë ritual do t'ju duhet ose më saktë preferohet smeraldi ose jade, pasi lidhen me Demin dhe pasurinë. POR mund të përdorni të preferuarën time "fool's gold" Pyrite, syrin e tigrit, nuk do t'jua këshilloja citrinën por varet çfarë ju gjendet, aventurina, ametisti, zafiri (këto dy të fundit lidhen me Jupiterin) ose thjesht kuarci i pastër. Kuarci i pastër nuk lidhet me paranë por mund të programohet si të doni ju nëse vendoset mbi frekuencat monetare 396 Hz ose 528 Hz.
- Nëse nuk keni gurë mos u pezmatoni. Merrni telefonin dhe një letër alumini (kuzhine). Letrën e Kuzhinës shtroje mbi tavolinë, kjo do të jetë baza e ritualit. Në telefon hap në YouTube njërën nga frekuencat e mësipërme dhe vendose në qëndër të letrës së aluminit. Lëre të ngarkohet për të paktën minimumi 15 minuta (e mira do të ishte 40 minuta). Këtë mund ta bësh edhe nëse ke gurë dhe gurët ti vendosësh mbi letrën e sluminit afër me telefonin.
3. Kanaçe - pije freskuese: 1 kanaçe
- Alumini i kanaçeve ka përmbajtje teneqeje brenda tij dhe kjo e fundit na duhet për Jupiterin sepse teneqja është material i tij. Nëse ju ndodhet teneqe shumë mirë, nëse jo kemi mjete rrethanore si kanaçet. Sigurohuni që kanaçen ta prisni; hiqjani pjesën e sipërme dhe të poshtme, ju duhet vetëm një katror mesatar. Mos harroni ta lani, pastroni dhe ta thani. Kjo kanaçe ose të paktën pjesa e saj e brendshme do të përdoret për të gdhendur katrorin magjik të Jupiterit.
4. Qirinj: 4 copë
- Dy qirinj jeshilë për Demin dhe pasurinë.
- Dy qirinj blu për Jupiterin dhe zgjerimin.
5. Bimët: sa ta ndjeni
- Rozmarinë, pishë ose dëllënjë: Do ta digjni për pastrimin e hapësirës e sendeve.
- Borzilok, kanellë, kopër: Do ti digjni bashkë gjatë ritualit për të tërhequr pasuri; do ti përdorni gjatë ritualit edhe pa i djegur.
6. Temjan: Disa shkopinj ose kone
- Cedar ose sandalwood, por nëse nuk keni thjesht digjni Frankincense ose Myrrh. Nëse nuk gjeni asnjërën, bëji skip dhe vazhdo digj bimët e parasë.
7. Vegël për gdhendje: 1
- Një vegël të mprehtë për të gdhendur katrorin magjik në kanaçe, mund të përdorni thikë ose çdo objekt të mprehtë.
8. Ujë me kripë: 1 tas
- Përzieni ujin me një majë kripë për të pastruar bizhuteritë dhe kanaçen. Mos harroni të bëni dush dhe në fund të kaloni ujë me kripë mbi veten para se të filloni çdo gjë.
9. Katrori Magjik i Jupiterit: Gdhende
- Mund ta vizatoni ose ta gdhendni në kanaçe (pjesën e brendshme të aluminit).
10. Lule dhe verë e kuqe: zgjedhje e lirë
- Lulet janë për t'ju ofruar energjisë së Demit.
- Vera është për t'ju ofruar Jupiterit.
- Nëse doni të bëni ofrim për Venusin dhe Jupiterin në Dem, vendosni një pjatë shumë të vogël me ushqim të shijshëm si fruta (dhe djathë).
Të nevojshme
- Altari: Një sipërfaqe e pastër dhe e sheshtë me pamje nga Lindja.
- Ujë me kripë: Për pastrimin e vendit.
- Bojë blu: Nëse preferoni të vizatoni katrorin magjik.
Këto dy lista përfshijnë të gjitha sendet thelbësore që ju nevojiten për të kryer ritualin në mënyrë efektive. Çdo komponent luan një rol specifik në përafrimin e ritualit me energjitë e Jupiterit, Demit dhe ndikimeve të tjera planetare (Marsi, Hëna, Venusi dhe Dielli), duke siguruar një rezultat të përqëndruar dhe të fuqishëm.
Pjesa II - Rituali hap pas hapi
Tani që pjesa e parë u diskutua me suksesi fillon puna e vërtetë. Kontrolloni orën sepse duhet të kapni orën 5:15 të mëngjesit me bizhuterinë mbi katror dhe qirinjtë gati për tu ndezur.
Edhe pse disa pika i kam shpejguar në pjsën e mësipërrme, këtu do ti rishpjeegoj hap pas hapi sipas rendit.
Rituali
- Përgatitja fillon me një pastrim të trupit, bëni një dush dhe vishni rroba të pastra ngjyrë blu ose jeshile. Në dush merrni pak ujë me kripë me vete dhe kalojeni mbi vete pasi të jeni larë.
- Vishni rrobat e pastra dhe në një enë që duron nxehtësinë hidhni bimët pastruese si dëllenja, pisha, rozmarina dhe ndizini. Mund të përdorni vetëm njërën prej tyre, por nëse i keni të treja aq më mirë. Tymin që del nga bima do ta kaloni njëherë rreth e rrotull vetes dhe më pas në të gjithë dhomën.
- Shkoni në tavolinën e punës dhe pastrojeni me ujë me kripë dhe më pas me tymin e bimës pastruese.
- Shtroni letrën e aluminit në tavolinë dhe mbi të vendosni telefonin tuaj duke transmetuar frekuencat 396Hz ose 528Hz nga Youtube-i.
- Merrni gurët që do të përdorni dhe pastrojini me tymin e bimëve pastruese që janë duke u djegur dhe vendosini mbi tavolinë afër telefonit.
- Bimët e parave (kanella, borziloku,kopër) hidhini me dorë e shpërndajini mbi letrën e aluminit dhe kristalet.
- Tavolinën dhe bimët leri nën efektin e frekuencave 15 min - 40 min.
- Ndërkohë që frekuencat bëjnë punën e tyre në një enë tjetër që duron nxehtësinë përzieni bashkë bimët e parave dhe vendosini mënjanë sepse do t'ju duhet ti ndizni kur ti vendosni në tavolinë.
- Qirinjtë pastrojini me ujë me kripë dhe tymin e bimëve pastruese, kini kujdes të mos lagni fitilin dhe vendosini mënjanë.
- Merrni kanaçen, prisni pjesën e sipërme ku është hapsja dhe pjesën e poshtme. Do t'ju mbetet një tub i hapur nga të dyja anët. Pas kësaj me gërshërë prisni tashmë atë që do ta quajmë tubin e kanaçes në një katror dhe mundohuni që katrori të bëhet petashuq, sepse do të shkruani/gdhendni mbi të nga ana e aluminit jo nga ana e design-it.
- Pastroni kanaçen me ujë dhe kripë, thajeni mirë dhe më pas kalojeni mbi tymin e pastrimit.
- Pastroni bizhuterinë tuaj me ujë me kripë, thajeni mirë dhe kalojeni edhe tani mbii tymin e pastrimit.
- Merrni një thikë ose një mjet që mund të gdhendni ose gërvishni mbi kanaçe dhe gdhendni katrorin e jupiterit. Nëse zgjidhni ta vizatoni bëjeni me bojë blu.
- Pasi të keni bërë të gjitha këto gati dhe tavolina të ketë mbaruar me frekuencat, hiqni telefonin (mund të lini frekuencat të vazhdojnë në background gjatë gjithë ritualit) dhe në qendër ku ishte telefoni vendosni katrorin e Jupiterit.
- Përreth Katrorit të Jupiterit bëni një katror më të madh me kanellë (pluhur ose shkop), jashtë katrorit të kanellës bëni një katror më të madh me borzilok dhe katrorit të borzilokut vendosi një katror më të madh me kopër jashtë tij.
- Në qirinjtë blu gdhendni simbolin e Jupiterit dhe në qirinjtë jeshil gdhendni simbolin e Demit.
- Jashtë katrorit me kopër, në skajet e tij, në anë të djathtë do të vendosni 2 qirinjtë blu dhe 2 qirinjtë jeshilë vendosi në pikat e katrorit në anë të majtë të katrorit.
- Ndizni temjanin dhe vendoseni në tavolinë.
- Në një skaj të tavolinës (mbi letrën e aluminit) vizatoni me bojë jeshile shenjën e Demit (ose vizatoje në një letër) dhe afër saj me bojë blu, bëj të njëjtën gjë me simbolin e Jupiterit.
- Mbi shenjën e vizatuar të Demit vendos lulet dhe ushqimin (nëse do ta përdorësh ushqimin) dhe thuaj "Ky ofrim është për energjinë pjellore të yjësisë së Demit dhe simbolikës së resurseve, parave, rehatisë dhe qëndrueshmërisë së tij që na furnizon."
- Mbi shenjën e Jupiteri do të vendosësh verën e kuqe dhe thuaj "Ky ofrim është për Jupiterin zgjerues dhe babaxhan, zgjeruesin e resurseve tona, furnizuesin e mençurisë, moralit dhe mirëqenies sonë."
- Ndiz bimët e parasë që vendosët në enën e përcaktuar; kaloje mbi tavolinë, mbi ofrime, mbi katrorin e qendrës, mbi vete, mbi gurët dhe mbaje bixhuterinë pak mbi tymin e parasë (40 sekonda).
- Kontrolloni orën nëse nuk ka shkuar ende 5:15, prisni në vend.
- Në 5:15 vendos bixhuterinë mbi katrorin e Jupiterit dhe fillo nxiz qirinjtë një e nga një si më poshtë:
Pjesa III
Lutjet për Ndizjen e Qirinjve
-
Ndezja e Qirinjve të Jupiterit:
- "O Jupiter i madh, ndez këtë flakë, për begati dhe zgjerim që s'ka të krahasuar."
- "O Jupiter i madh, ndez këtë flakë, për begati dhe zgjerim që s'ka të krahasuar."
-
Ndezja e Qiririnjve të Demit:
- "Afërditë e zjarrtë, ndriço me këtë dritë, rrugën time për pasuri, luks, rehati financiare dhe harmoni."
- "Afërditë e zjarrtë, ndriço me këtë dritë, rrugën time për pasuri, luks, rehati financiare dhe harmoni."
-
Qëndro tek dy Qirinjtë e Demit:
- "Dielli në Dem, jep ndriçimin dhe fuqinë, që kjo bizhuteri të mbartë rrezatimin e tij të ngrohtë."
- "Dielli në Dem, jep ndriçimin dhe fuqinë, që kjo bizhuteri të mbartë rrezatimin e tij të ngrohtë."
-
Mbaj dorën e majtë pak mbi tymin e bimëve të parasë (4 sekonda) dhe vendos dorën mbi bizhuteri:
- "Marsi në Dashin e shpejtë, flladit këto flakë me guxim dhe energji. Sfido me kokëfortësi dhe vendosmëri çdo pengesë që mundohet ti kanoset hajmalisë time në të tashmen, shkuarën dhe të ardhmen, nga arsye të njohura ose të panjohura."
- "Marsi në Dashin e shpejtë, flladit këto flakë me guxim dhe energji. Sfido me kokëfortësi dhe vendosmëri çdo pengesë që mundohet ti kanoset hajmalisë time në të tashmen, shkuarën dhe të ardhmen, nga arsye të njohura ose të panjohura."
-
Pozicionohu me një shkop kanellë tek Qirinjtë e Jupiterit:
- "O Jupiter, ndriço sërish këtë dritë, siguro që çdo bekim të qëndrojë i përhershëm."
- "O Jupiter, ndriço sërish këtë dritë, siguro që çdo bekim të qëndrojë i përhershëm."
-
Pozicionohu me një shkop kanellë tek Qirinjtë e Demit:
- "Afërditë lozonjare, le të ndriçojë kjo flakë sërish, mbush jetën time me pasuri dhe sukses. Më laj në luksin e kësaj bote, më përkund në fushat me ar dhe më përkëdhel me sigurinë e financave të bollshme."
- "Afërditë lozonjare, le të ndriçojë kjo flakë sërish, mbush jetën time me pasuri dhe sukses. Më laj në luksin e kësaj bote, më përkund në fushat me ar dhe më përkëdhel me sigurinë e financave të bollshme."
-
Qëndro tek dy Qirinjtë e Demit me shkopin e kanellës:
- "Diell, furnizo këtë ritual, mbro dhe ushqe çdo ëndërr."
- "Diell, furnizo këtë ritual, mbro dhe ushqe çdo ëndërr."
-
Vendos shkopin e kanellës mbi bizhuteri:
- "O Mars, le të rikthehet zjarri yt, për të mposhtur sfidat dhe për të rrëmbyer gjithmonë fitore."
Pasi të keni mbaruar të gjithë hapat e mësipërm dhe të keni ndezur me recitimet e duhura qirinjtë, qëndroni aty ku jeni, merrni frymë thellë, fokusohuni tek bizhuteria juaj dhe lexoni lutjen planetare:
Himni i Jupiterit - Lutja planetare
O Jupiter i fuqishëm, mbret i begatisë,
Beko këtë gjerdan që të sjellë mbarësi.
Në zemrën e Demit, ku rritja mbretëron,
Le të rrjedhë pasuria, si lumi që vërshon.
Bëhu udhërrëfyes i fatit tim të ri nga qielli,
Me këtë katror, ndriço rrugën si Dielli.
Të mbushet me bollëk çdo aspekt i mirë në k'të jetesë,
Dhe sukseset të më ndjekin, pa asnjë pengesë.
Më jep mundësi në çdo fushë ku sukseset rrijnë,
Që emri im të ndriçojë, si yjet në qiell ndrijnë.
Le të vazhdojë rrjedha e parave pa ndaluar,
Si ujë që kurrë nuk thahet, si burim i çmuar.
Me emrin tënd, Jupiter, mbrojtës i fortë e dëshmitar,
Bëj që çdo mundim të shpërblehet me para dhe ar.
Hap rrugët e mëdha, e pasuria më të mos fshihet,
Që çdo dëshirë e zemrës sime lehtë të arrihet.
Në këtë gjerdan që prek katrorin tënd,
Le të mbizotërojë fuqia jote pa kufi, në çdo kënd.
Për çdo ditë që vjen, për çdo vit që shkon,
Që begatia të mos njohë kufij e as horizont.
Me këto fjalë të shenjta, lutja ime të lulëzojë,
Le të sjellë Jupiteri mbi mua çdo luks që të dëshirojë.
Në emër të Demit, shpirti yt le të më udhëheqë,
Në rrugën e pasurisë dhe lumturisë që tërheq.
Pasi të thoni Lutjen Planetare, vendosni duart mbi ritual pa prekur gjë:
"O Jupiter i fuqishëm dhe Dem i palëkundur, bekojeni këtë ngarkim energjitik me fuqinë tuaj të bollshme. Le të tërheqë kjo bizhuteri sa më shumë pasuri, prosperitet, bollëk dhe sukses!"
Përdorni vizualizimin gjatë këtij rituali:
Vizualizoni planetin dhe shenjën brenda biizhuterisë suaj. Imagjinoni një dritë rrezatuese, të artë që mbush bizhuterinë dhe zgjerohet me një rreze të gjerë, duke simbolizuar pasurinë dhe mundësitë që tërhiqen drejt saj. Nëse shikoni edhe ngjyrë blu, lejla ose jeshile është më se normale, do të thotë që jeni rritur në frekuencë të lartë energjitike gjatë punës dhe ofrimet janë pranuar.
Kur të mbaroni me lutjet dhe vizualizimin kaloni mbi gjithë altarin edhe njëherë tymin e bimëve të parave dhe përsërisni:
"Me këtë katror, fuqia e Jupiterit është vulosur brenda."
Mbyllja e ritualit
-
Falenderimi i Planetit dhe yjësisë: Shprehni mirënjohje me fjalët tuaja për energjitë planetare dhe yjore.
“Faleminderit për udhëzimin dhe fuqinë tuaj, mund të tërhiqni energjinë tuaj mbrapsht në paqe”. - Qirinjtë: Për jetëgjatësi të ritualit leri qirinjtë të fiken. Nëse kjo është e pamundur thoni "Faleminderit" dhe fikni qirinjtë; kjo konfirmon mbylljen e ritualit.
- Pastrimi i hapësirës: Hidhni bimët dhe mbetjet e qirinjve dhe pastroni altarin tuaj. Katrorin mund ta ruani ose jo, është në dorën tuaj.
Katrori i Jupiterit
Simboli i Jupiterit
Simboli i Demit