MAGJIA E HËNAVE TË PLOTA
Hëna e Plotë është magji. Edhe në filma, shtrigat portretizohen duke bërë magji e duke kërcyer lakuriq nën dritën e hënës së plotë.
Tradicionalisht, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë një emër dhe përshkrime të ndryshme me rrënjë në traditat e vjetra popullore. Kjo tregon se hëna e çdo muaji ofron një dritare edhe më specifike të kohës për një magji të caktuar.
Janar: Hëna e Ujkut
(E njohur edhe si Hëna e Ftohtë dhe Hëna e Madhe)
Hëna e parë e plotë e Vitit të Ri, Hëna e Ujkut, e ka marrë emrin nga ulërima e ujqërve që dëgjohej shpesh gjatë kësaj periudhe të vitit, teksa ujqërit gjuanin, vendosnin territorin e tyre dhe shoqëroheshin brenda tufave. Është koha e përkryer për të bërë magji mbrojtëse me fillimin e vitit kalendarik. Kjo kohë është e mirë për çdo lloj mbrojtjeje - magji të përgjithshme mbrojtëse, mbrojtje kundër sëmundjeve gjatë sezonit të gripit dhe të ftohtit, ose mbrojtje nga njerëz ose ngjarje të veçanta.
Shkurt: Hëna e Borës
(E njohur edhe si Hëna e Shqiponjës dhe Hëna e Urisë)
Hëna e borës bie në shkurt dhe paralajmëron pranverën e ardhshme. Ndonëse gjatë këtij muaji shpesh bie borë e madhe, i ftohti nuk do të zgjasë shumë. Pranvera do të vijë duke sjellë ushqim të freskët, mot të ngrohtë dhe gjueti të bollshme. A bëni pastrim pranveror në shtëpinë tuaj çdo vit? Kjo është koha për pastrim magjik me afrimin e sezonit të ri. Pastroni veten ose hapësirën tuaj. Lëshoni çdo bagazh nga dimri për një fillim të ri dhe pastro gjithçka që ju rëndon.
Mars: Hëna e Krimbave
(E njohur edhe si Hëna e Sheqerit)
Hëna e krimbit bie në fillim të pranverës, e quajtur kështu prej krimbave të tokës dhe larvat që shfaqen në pranverë. Në të njëjtën mënyrë që kafshët lindin foshnjat e tyre në pranverë, Hëna e krimbit është ideale për të lindur projektet tuaja krijuese. Pavarësisht nëse jeni duke shkruar një roman, duke filluar një organizatë jofitimprurëse, duke punuar në një projekt të madh ose thjesht kërkoni të sillni më shumë krijimtari në jetën tuaj, kjo hënë e plotë rrit frymëzimin dhe krijimtarinë e çdo lloji.
Prill: Hëna Rozë
(E njohur edhe si Hëna e Thyerjes së Akullit dhe Hëna e Prodhimit të Sheqerit) Hëna Rozë është e lidhur me pjellorinë, rritjen dhe vrullin përpara. Ashtu si lulet rozë që fillojnë të lulëzojnë rreth jush, kjo është koha për t'u rritur. Ju mund të dëshironi të rriteni si person, të punoni me veten me shtimin e disa karakteristika më pozitive, si vetëbesimi ose aftësia për të vendosur caqe. Nëse keni filluar një projekt në mars, tani është koha për të bërë magji për ta mbajtur atë në lëvizje. Dhe nëse, troç, po përpiqeni të bëni një fëmijë, Hëna Rozë është një kohë e mirë për magjitë e fertilitetit. Çfarëdo që ju nevojitet për të ndërtuar në pranverë, përdorni fuqinë e Hënës Rozë për të përforcuar atë magji.
Maj: Hëna e luleve
(E njohur edhe si Hëna e Lulëzimit dhe Hëna e Vezëve)
Hëna e majit është koha e vitit kur lulet lulëzojnë dhe mbushin ajrin me aroma të ëmbla. Është gjithashtu muaji në të cilin shumë shtriga festojnë Beltane, një festë e rritjes së pjellorisë, pasionit dhe dashurisë - për veten, njëri-tjetrin dhe Tokën. Kjo është një kohë e mirë për të hedhur pak më shumë "fuqi" në atë që po përpiqeni të krijoni, por edhe për të bërë magji që përfshiijnë magjitë e dashursë, për të dashur veten ose për të tërhequr dashurinë. Punoni me afirmime pozitive në magjitë tuaja këtë muaj për të praktikuar pak kujdes për veten. Gjithashtu mund ta përdorni këtë hënë të plotë për të ushqyer marrëdhëniet ekzistuese, qoftë romantike apo mes miqve të ngushtë.
Qershor: Hëna e Luleshtrydheve
(E njohur edhe si Hëna e Lindjes, Hëna e nxehtë dhe Hëna që del)
Hëna e luleshtrydheve është një kohë e bollëkut dhe koha e korrjes së luleshtrydheve të pjekura. Gëzoni ato që keni dhe krijoni magji për të tërhequr bollëk. Ditët e gjata të verës janë gjithashtu një kohë e mirë për të falënderuar - hyjnitë, universin, njerëzit që i shtojnë vlerë jetës suaj dhe vetes për gjithçka që keni arritur.
Korrik: Hëna e Drerit
(E njohur edhe si Hëna e Salmonit dhe Hëna Verë e Gjysëm)
Hëna e Drerit ndodh gjatë periudhës së vitit kur brirët e një dreri janë rritur plotësisht. Është një hënë e forcës, vetëdijes dhe rritjes shpirtërore. Nëse po kërkoni të bëni ndryshime të mëdha brenda, kjo hënë mund të përforcojë magjitë për rritjen personale dhe zgjimin shpirtëror. Parashikimi është gjithashtu shumë i fuqishëm gjatë kësaj hënë të plotë. Ju mund të praktikoni lexime me letra tarot, rune, të parit ose duke përdorur një lavjerrës.
Gusht: Hëna e Blinit
(E njohur gjithashtu si Hëna Fluturuese lart)
Hëna e Blinit ndodh gjatë muajit të fundit të verës në hemisferën veriore, kur blini është më i bollshme për peshkim. Është një kohë e mirë për planifikim dhe përcaktim të qëllimeve. Reflektoni për vitin e deritanishëm dhe mendoni se çfarë doni të arrini në muajt e ardhshëm. Krijoni magji për të vënë në lëvizje këto plane dhe për të sjellë sukses në përpjekjet tuaja të vjeshtës dhe dimrit.
Shtator: Hëna e Korrjes
(E njohur edhe si Hëna e Misrit, Hëna e Vjeshtës, Hëna e gjetheve që bien dhe Hëna e çiftëzimit)
Ekuinoksi i vjeshtës bie në shtator, fillimi i errësirës që kalon dritën për dimër. Është koha tradicionale e korrjes së misrit, prandaj hëna e këtij muaji njihet edhe si Hëna e Misrit. Është një kohë për të qenë të qetë, për të falënderuar dhe për të reflektuar. Merrni kohën tuaj gjatë këtij muaji për të reflektuar mbi ato që keni krijuar me magjinë tuaj gjatë dimrit, pranverës dhe verës dhe imagjinoni se ku mund t'ju çojë magjia juaj në kohën e errët të vitit.
Tetor: Hëna e Gjuetarit
(E njohur gjithashtu si Hëna Migruese dhe Hëna e Orizit të Thatë)
Hëna e Gjuetarit ndodh gjatë kohës së vitit që tradicionalisht ishte për gjueti, grumbullim dhe ruajtje të ushqimit për dimër. Paraardhësit tanë e dinin se kishte muaj të gjatë përpara dhe tetori ishte një muaj i përgatitjeve rigoroze për ti mbijetuar dimrin. Është një kohë e shkëlqyer për t'u lidhur me paraardhësit tuaj, por edhe për të lënë të shkuarën të shkojë. Mund të jetë një kohë e fuqishme për të çliruar zakonet e këqija ose varësitë. Nëse keni përjetuar trauma të lidhura me njerëz toksikë dhe ngjarje në të kaluarën tuaj, kjo është një kohë e mirë për të thyer ciklet familjare të abuzimit ose sjelljeve toksike. Punoni me Hënën e Gjuetarit kur dëshironi të lëshoni aspekte të së kaluarës që nuk ju shërbejnë më.
Nëntor: Hëna e Kastorit
(Gjithashtu i njohur si Hena Gërmuese dhe Hëna e Acartë)
Hëna e Kastorit bazohet në gjërat që keni filluar gjatë Hënës së Gjuetarit të tetorit, njëlloj siç bëjnë kastorët në Amerikën e Veriut, përfundojnë shtëpizat dhe përgatitjet e tyre përpara se të tërhiqen për sezonin e ftohtë. Supozophet të jeni çliruar nga zakone e e këqija, përvojat negative ose sjelljet e padëshiruara. Tani është koha për magji që sjellin shëndet, zakone të mira dhe situata më të mira në jetën tuaj. Magjitë për të filluar zakone të reja pozitive ose për të tërhequr njerëz që do t'ju mbështesin dhe do t'ju ngrenë lart në vend që t'ju shkatërrojnë, përforcohen gjatë hënës së plotë të nëntorit.
Dhjetor: Hëna e Ftohtë
(E njohur edhe si Hëna e Natës së Gjatë dhe Hëna e Mes Dimrit)
Të gjithë emrat e ndryshëm të hënës së plotë të dhjetorit flasin për errësirën, netët e gjata dhe të ftohtin e dimrit të thellë. Këto tema shpesh janë epiqendra edhe për praktikat pagane. Buzmi, Jule, Solstici i Dimrit, festohen në dhjetor në natën më të gjatë të vitit. Paganët e njohin rëndësinë e qetësisë, errësirës dhe të ftohtit. Ashtu si ngrohtësia, shkëlqimi dhe rritja, ato janë një pjesë e rëndësishme e ciklit natyror. Dimri shpesh konsiderohet si koha e pushimit pas vdekjes, përpara se cikli i stinëve të lindë përsëri.
Hëna e fundit e plotë e vitit është më e mira për të festuar arritjet, njerëzit që doni dhe gjithçka që keni marrë gjatë gjithë vitit. Hëna e Ftohtë është koha e përsosur për të reflektuar se si jeni rritur gjatë vitit dhe për të vendosur se ku do të dëshironit t'ju çonte rruga juaj magjike vitin e ardhshëm.
Mos harroni se ju ende mund të bëni magjitë tuaja gjatë fazave të tjera të hënës së këtyre muajve siç është magjia e zakonshme e hënës së plotë - për çlirimi, bollëk të përgjithshëm, ndriçim dhe kujdes për veten.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo