Ekuinoksi i Vjeshtës: Mabon
Teksa ekuinoksi i vjeshtës afron, kafshët fillojnë të mbledhin dhe ruajnë ushqimin në përgatitje për muajt e ftohtë. Ajri bëhet më i freskët dhe natyra përgatitet për kalimin në sezonin e ardhshëm. Vera gradualisht zbehet, duke i hapur rrugë vjeshtës; gjethet kthehen në nuanca të verdha dhe portokalli, duke shndërruar rrugët dhe pyjet. Por nuk kemi pse e lëmë vjeshtën e me kaq. Si çdo Sabat tjetër, ne do të përgatisim gjithmonë një ritual të cilin mund ta bëni vetë në 23 Shtator.
Bërja e një rituali për Mabon mund të jetë një mënyrë e bukur dhe kuptimplote për të festuar ekuinoksin e vjeshtës. Ky ritual ju ndihmon të lidheni me energjitë e ekuilibrit natyror, të gjeni dhe të jeni mirënjohës dhe të gatshëm për ndryshimit e energjive tokësore dhe të stinëve.
Çfarë do t'ju duhet
- Një tryezë ose altar i vogël
- Disa gjethe të rëna peme
- Një përfaqësim i universit, Zotit, paraardhësive ose energjisë femërore nëse do të punoni me të (mund të jetë një statujë, foto, qiri, gur nëse është vetë Natyra)
- Frutat dhe perimet e stinës (si mollët, rrushi dhe kungujt)
- Dy gota me verë të kuqe ose musht
- Një tas i vogël me kripë
- Një tas me oriz të përzier me kanellë dhe arrëmyshk
- Një qiri (portokalli, e kuqe ose kafe)
- Temjan, kanellë ose pishë
- Shkrepse ose çakmak
- Një ditar ose fletore
- Një stilolaps
Ngritja e altarit
- Filloni duke vendosur në altarin tuaj ose në një tavolinë të vogël gjethet e pemëve. Vendosni në të simbolin tuaj për Zotin, Universin, Paraardhësit, Shpirtrat udhëzues ose Natyrën në qendër.
- Vendosni frutat dhe perimet e stinës rreth simbolit.
- Vendosni gotën e verës, tasin me oriz, kanellë, arrëmyshk dhe tasin e vogël me kripë në altar.
- Vendosni temjanin, shkopin e kanellës ose degën e pishës në qendër.
- Merrni ditarin dhe stilolapsin pranë vetes.
Rituali
Pastrim dhe tokëzimi
Higjena shpirtërore dhe energjitike është po aq e rëndësishme sa higjena fizike. Përpara se të fillohet ndonjë punë e tillë duhet të jeni gjithmonë të pastër, të larë nga koka tek këmbët, rrobat duhet të jenë të pastra dhe ngjyrat e tyre të reflektojnë ritualin, në këtë rast ngjyrat e stinës janë të pranueshme. Energjinë tuaj mund ta pastroni duke bërë një vezë ose duke u larë me kripë, rozmarinë dhe sherebelë shqiptare. Më pas tokëzoni veten. Mbyllni sytë, merrni disa frymë thellë dhe imagjinoni veten duke u lidhur me Tokën poshtë jush. Teksa frymëmarrja thellohet, imagjinoni rrënjë që dalin nga shputat e këmbëve ose fundshpina juaj dhe zhyten thellë në Tokë duke u bërë pjesë e saj.
Ndezja e temjanit
Përpara se të vendoset mbrojtja do të ndizni temjanin në altarin tuaj. Nëse nuk keni temjan digjninjë. shkop kanelle në vend të tij ose degë pishe.
Vendosja e Mbrojtjes
Uluni para altarit tuaj dhe vendosni dorën tuaj dominuese në tokë dhe të majtën në stomak, merrni frymë thellë dhe kërkojuni shpirtrave tuaj udhëzues, krijuesit ose energjinë në të cilën besoni, paraardhësve ose kullave të drejtimeve (Veriu, Jugu, Lindja, Perëndimi) mbrojtje dhe strehim energjitik duke imagjinuar një shtresë energjitike e tejdukshme që formohet rreth jush.
"Thërras shpirtrat e mi udhëzues dhe paraardhësit e mi të cilët duan më të mirën për mua ashtu siç unë ia dua vetes; të më mbrojnë dhe strehojnë me energjinë e tyre gjatë këtij rituali. Mbajeni energjinë time të mbrojtur nga çdo sulm, entitet dhe gjë të cilën unë nuk e ftoj në energjinë time."
Thërritja e kullave
Kthehuni në çdo drejtim.
"Thërras kullën e Lindjes, elementi i Ajrit, të sjellë qartësi dhe frymëzim në këtë ritual."
Kthehu nga jugu
"Thërras kullën e Jugut, elementi i Zjarrit, të sjellë transformim dhe shpejtësi në këtë ritual."
Kthehu nga perëndimi
"Thërras kullën e Perëndimit, elementi i Ujit, të sjellë dhe të lejojë emocionet e duhura dhe intuitë në këtë ritual."
Kthehu nga veriu
"Thërras kullën e Veriut, elementi i Tokës, të sjellë stabilitet dhe bollëk në këtë ritual."
Thirrja e Ankorimit Eterik (krijues, hyjni, natyrë, univers)
Drejtojuni Hyjnisë, Universit ose Natyrës në altarin tuaj
"O Zot/Univers, udhëheqësi im sot e përgjithmonë, të falenderoj për mundësitë që më ke furnizuar deri më sot. Të falenderoj për mundësitë e arta të cilat janë duke ardhur sepse ti nuk më braktis kurrë. Shpirti dhe zemra ime e ndjejnë mbështetjen dhe dashurinë tënde të pafundme dhe të jam përgjithmonë falenderuse. Faleminderit për çfarë më ke mundësuar deri tani dhe nga çfarë më ke mbrojtur. Me vullnetin tënd unë vazhdoj këtë ritual falenderues në emrin, energjinë dhe bekimin tënd."
Ndezja e qiririt
Ndizni qiririn dhe teksa flaka rritet, imagjinojeni atë sikur të ishte ekuilibri midis dritës dhe errësirës.
“Ashtu si flaka gjen ekuilibrin e saj në vallëzimin mes dyllit dhe fitilit, ashtu dhe jeta ime profesionale gjen balancën e bukur ku puna ime vlerësohet më shumë dhe lodhja ime paksohet. Njëlloj si gjuhët e flakës ashtu rritet dashuria dhe lumturia në jetën time duke pakësuar hidhërimin dhe dëshpërimin. Që diçka të rritet, diçka pakësohet, ndaj me këtë qiri nderoj ekuilibrin e ditës me natën, dritën dhe errësirën, materien dhe zbarzëtinë, emocionet e panevojshme që i lëshoj dhe ndjenjat e bukura që po tërheq”.
Ofrimi: Vera, Kripa, Orizi & Frutat
Merrni njërën gotë të verës dhe thoni
"Bekoj këtë verë si burimete rrjedhshme nga dheu dhe këtë kripë si trupi i fortë i qëndrueshëm i tokës dhe burimeve që më mundëson. I ftoj të më ushqejnë jetën time me po të njëjtin bollëk dhe siguri."
Pini gotën e verës dhe vendosni pak kripë në gojë. Ndjeni energjitë e Tokës dhe pasurinë e të korrave brenda vetes. Shprehni mirënjohjen tuaj për bollëkun në jetën tuaj duke ofruar gotën tjetër të verës, me kripën dhe orizin Tokës. Merrni në njërën dorë pak nga frutat ose perimet e altarit dhe në tjetrën tasin e orizit:
"Me këto ofrime, unë i kthej Tokës, në shenjë falënderimi, bollëkun e saj që më ka ofruar dhe më ofron. Cikli i dhënies dhe marrjes do të vazhdojë, unë e furnizoj dhe ajo më furnizon mua."
Pas ritualit mund ta derdhni verën e Tokë, kripën mund ta përdorni për mbrojtje (mos e hidhni në Tokë), orizin vendoseni në qëndër të shtëpisë dhe vendosni monedha në të, ndërsa frutat dhe perimet mund ti hidhni në kopësht, në dhe, ose në plehra.
Shkrimi
Kaloni pak kohë përpara altarit duke shkruar në ditarin tuaj, duke reflektuar mbi gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe synimet tuaja për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që Dielli perëndon për 6 muajt e ardhshëm bëni gati planin se cilat fara do të mbillni që të mund të lulëzojnë Ekuinoksin e ardhshëm kur fillon viti i ri.
Mbyllja
Qëndroni përpara altarit tuaj dhe thoni:
"Falenderoj Shpirtrat e mi udhëzues, Paraardhësit e mi të cilët më duan po të njëjtën të mirë që unë ia dua vetes, Universin/Zotin/Hyjninë dhe Kullat e drejtimeve të cilët më mbrojnë gjatë gjithë kohës, më udhëzojnë dhe më drejtojnë ne rrugën e duhur. Me mirënjohje të thellë në shpirt për ndërrimin e stinëve, për dritën dhe furnizimin e Tokës dhe Diellit, unë e përfundoj këtë rreth dhe ritual, por felenderimi dhe furnizimi mbeten në mua. Si lart, ashtu edhe poshtë, si në Tokë ashtu edhe në Qiej. Rrethi është i hapur, por jo i ndërprerë. Fjala ime, vullneti im."
Fikeni qiririn, përsërisni tokëzimin dhe mbyllni ritualin
Merrni disa minuta për të tokëzuar veten edhe një herë. Përfundoni ritualin tuaj me një lutje mbyllëse ose fjalë mirënjohjeje për Zotin, Universin, Hyjninë, Natyrën, Shpirtrat udhëzues ose Paraardhësit. Mundohuni që lutja të jetë sa më personale dhe të burojë nga thellësia juaj e shpirtit, është koha për të qënë falenderues ndaj flisni me zemër.
Uroj që ky ritual t'ju ketë pëlqyer dhe mos harroni, ky ritual është i krijuar nga Cryztal dhe nuk mund të përsëritet, kopjohet, ndryshohet autorësia ose shpërndahet pa leje ose pa meritat e autorësisë.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo