Portali i Luanit: Vaji Magjik
Krijimi i një vaji ritual esencial magjik për Portalin është një mënyrë e mrekullueshme për të shfrytëzuar energjitë e kësaj ngjarje kozmike.
Një recetë e thjeshtë për të bërë vajin magjik të Portalit të Luanit
Përbërësit:
1. Vaj bazë
- Zgjidhni një vaj bazë si jojoba, bajame e ëmbël ose vaj kokosi i fraksionuar. Do t'ju rekomandoja vajin e kokosit.
2. Vajrat esencialë
- Temjan (frankincense):
Lidhja shpirtërore, spiritualiteti, meditimi, lidhja me sferat më të larta, purifikimi, mbrojtja, parashikimi, komunikimi me paraardhësit, mirëqenia.
- Mirra (myrrh):
Introspeksioni i thellë, transformimi, tokëzimi, bekime, dashuria, mbrojtja, forcë, mbrojtje gjatë udhëtimit, ceremoni magjike, dëbimi, pastrimi.
- Druri i sandalit (sandalwood):
Vetëdija shpirtërore, paqja e brendshme, fokusi, përkushtimi, dashuria, mbrojtja, lidhja me paraardhësit, ofrim, fuqizimi, besimi në vetvete, rrit veçoritë psikike.
- Livando:
Relaksim, qartësi, ekuilibër, bekime, komunikim.
- Limon:
Pastrim, qartësi, pozitivitet, përforcim të qëllimeve, dashuri, shërim, miqësi, mbrojtje, dielli.
- Dafinë (nëse nuk e gjeni si vaj mjaftojnë 8 gjethe):
Përmbushja e dëshirave, forcë, vetbesim, energji dhe fat.
3. Kristale (Opsionale)
- Shtoni kristale të vegjël e të pastruar që përputhen me energjitë e Portalit të Luanit, si lazuli lapis, kuarci i pastër ose labradoriti.
4. Shishe qelqi
- Përdorni një shishe të vogël qelqi me kapak të mbyllur fort për të ruajtur vajin tuaj magjik.
Udhëzime
1. Pastrimi dhe përgatitja
Pastroni kristalet e zgjedhura dhe shishen e qelqit duke përdorur metodën tuaj të preferuar, si uji me kripë, tymi i temjanit ose vendosja e tyre nën ujë të rrjedhshëm.
2. Baza e vajit
Mbushni shishen tuaj të qelqit rreth dy të tretat plot me vajin bazë.
3. Vajra esenciale
Shtoni 10 - 15 pika për secilin nga vajrat esencialë mbi vajin bazë, duke recituar veçoritë e tyre.
4. Shtoni kristalet (opsionale)
Nëse jeni duke përdorur kristale, vendosini me kujdes në shishe. Teksa i shtoni ato, imagjinoni, synoni dhe recitoni që energjitë e tyre të përputhen me qëllimet e vajit.
5. Përzieje vajin
Rrotulloni shishen për të përzier vajrat, energjitë e vajrave esencialë dhe kristaleve. Teksa e bëni këtë, përqendrohuni në qëllimet tuaja për Portalin e Luanit dhe vizualizoni vajin duke u ngarkuar me këtë energji kozmike.
6. Ngarkimi energjitik
Vendoseni shishen në një vend ku mund të marrë rrezet e diellit direkte ose dritën e hënës. Mund ta lini atje për një ditë dhe një natë në. mënyrë që të thithë energjitë e Portalit.
7. Letra e veçorive
Krijoni një përmbledhje për vajin tuaj se çfarë vetish përfshin dhe çfarë duhet të përfshijë. Këtë letër mund ta fusni brenda në shishe ose ta mbështillni shishen me të. Shkrimi duhet të jetë nga ana e brendshme nëse mbështillet shishja me të.
8. Aplikimi
Përdorni vajin e Portës së Luanit gjatë meditimit, punës energjitike ose çdo praktike tjetër shpirtërore në të cilën do t'ju duhet energjia e manifestimit. Aplikoni një sasi të vogël në duar, tek syri i tretë ose në çakrën e kurorës përpara se të filloni ritualet.
9. Ruajtja
Ruajeni vajin në një vend të freskët dhe të errët për të ruajtur fuqinë e tij. Sigurohuni që ta shtrëngoni mirë kapakun pas çdo përdorimi.
10. Synimi dhe fokusi
Sa herë që përdorni vajin tuaj magjik të Portalit, do të lidheni me energjinë e tij, përputheni atë me qëllimet tuaja dhe ftoni energjitë kozmike të portalit për të mbështetur praktikat tuaja jo vetëm gjatë portalit por edhe gjatë vitit.
Duke krijuar dhe përdorur vajin esencial magjik të Portalit të Luanit, ju po krijoni dhe karikoni diçka të prekshme me energjitë dhe synimet e kësaj ngjarjeje të fuqishme kozmike. Kështu përmirësoni praktikat dhe manifestimet tuaja shpirtërore.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo